Hidhet shorti në Kupën e Kosovës në futboll

Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi, janë dy duelet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas shortit të hedhur të premten, raporton KTV.

Katër ekipet gjysmëfinaliste mësuan kundërshtarë dhe orarin e ndeshjeve të Kupës, me triumfuesin që do të përfaqësoje vendin në garën evropiane Europa League.

E veçanta e dy ekipeve gjysmëfinaliste, Drenicës e Trepçës, është se nuk janë licencuar fare për të luajtur ndeshje ndërkombëtare sezonin e ardhshëm.

Në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje, me përballjet e para që zhvillohen më 29 mars ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

You must be logged in to post a comment Login