Gjuha shqipe pengesë për maqedonasit, por jo edhe greqishtja (Foto)

Njër nga pikat e Deklaratës politike shqiptare është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni. Dygjuhësua ka hasur në reagime të ashpra të partisë në pushtet OBRM-PDUKM, ndërkaq një varg protestash janë duke ndodhur për çdo ditë nëpër disa qytete të vendit, kundër gjuhës shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lind pyetja, a u pengon maqedonasve gjuha greke? Sipas fotografive të dërguara nga telegrafistat nga rajoni i Pellagonisë, ku numri i popullsisë shqiptare është i vogël, shihet qartë se maqedonasve nuk u pengon aspak gjuha greke, edhe pse ky shtet e ka bllokuar Maqedoninë në të gjitha drejtimet integruese euroatlantike./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login