Foto të rralla/ Si dukej Tirana në vite të ndryshme para luftës

Tirana ashtu si nuk e keni njohur. Fotot e rralla janë publikuar nga gazetari i Zerit te Amerikës, Ilir Ikonomi, bashkë me një shënim lidhur me pamjet. Ai sjell në kujtesë shënimin e gazetarit zviceran që vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921.

Ilir Ikonomi:

Foto të Tiranës në vite të ndryshme para luftës

Një gazetar zviceran që vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, u largua me përshtypjet më të mira nga ajo që pa dhe dëgjoi. Ai shkruan kështu në gazetën “Journal de Genève” të 14 nëntorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për të ngritur ndërtesa të mëdha qeveritare. Me një ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdëruar, autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti. Një shtëpi e vetme (sot Teatri i Kukullave) u bë selia e parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

14-1
12-1
11-1
10-2
9-1
8-1
7-2
6-3
5-5
4-7
3-8
2-7

You must be logged in to post a comment Login