Cana uron 7 Marsin me foto nga klasa e parë

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka uruar Ditën e Mësuesit me një fotografi të veçantë.

Ish-futbollisti i Lazios, Marseillet, PSG-së e Sunderlandit, në Instagram ka postuar një fotografi në të cilën shihet në klasën e parë në vitin 1989 në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

1 / 1

“Me këtë foto të klasës së parë të vitit 1989 në Prishtinë, shkolla Elena Gjika, dua të uroj 7 marsin të gjithë mësuesve dhe bashkëkombëseve tonë!”, ka shkruar Cana.

You must be logged in to post a comment Login