Artan Fuga e quan “Ana Frank” shqiptare, kush është vajza e letrave (PROFIL)

Nga të gjithë njihet si një vajzë e shkathët dhe plot energji. Sytë i shkëlqejnë dhe dëshira dhe pasioni për punë nuk mungojnë asnjëherë te ajo. Është vetëm 24 vjeç por gjithmonë është përpjekur të shprehë dhe shkruajë atë ç’ka ajo mendon, me një stil të thjeshtë dhe praktik.

Fjalën e kemi për vajzën e shkathët,  Ida Nurcen, e cila mundohet që të na rrëfejë nëpërmjet shkrimve të saja problematika dhe shqetësime të shoqërisë tonë.  Është lindur në Maqellarë të Dibrës në 28 gusht të vitit 1992, por tashmë ajo jeton në kryeqytet. Njihet edhe si një autore këngësh.

Në 2014 ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e 53 të këngeës në RTSH me tekstin e këngës “Në koma”, të kënduar nga Ana Gramo. Por Ida është e njohur edhe në fushën e gazetarisë. Ajo ka mbaruar studimet e larta për “Gazetari dhe Komunikim” në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Pas ekperiencës në shtypin e shkruar ajo ka edhe eksperiencë televizive. Madje edhe në emisionet investigative ku ka punuar edhe si gazetare, pranë televizionit “Klan”, në emisionin investigativ “Stop”. Është shumë aktive në rrjetet sociale me shkrimet dhe postimet, ku ka edhe një numer të madh ndjekësish.

Por ajo njihet edhe ndryshe si “Ana Frank Shqiptare”. Kështu të pakën quhet nga akademiku Artan Fuga ku e krahason Ida Nurcen me të famshmen Ana Frank, pasi te kjo vajzë ai gjen sinqeritetin tronditës të një vajze të re përballë një shoqërie që ajo merr kurajon ta gjykojë.

“Pastaj sepse shkrimet e tua kapin detaje njësoj si në një ditar ku ai i Ana Frankut nuk ka të krahasuar me gjë tjetër. Me kë ta krahasoja??? Poashtu, brishtësia e përshkrimeve dhe narracioni linear, pa patetizem, më solli ndërmend butësinë tragjike të vajzës hebre.

Gjithsesi dy shoqëri që sikurse të gjitha shoqëritë e kanë shumë vështirë ta kuptojnë brishtësinë e femrës, aq më shumë të vajzës, dhe prandaj janë brutale sipas formës së tyre,” shprehet Artan Fuga.

You must be logged in to post a comment Login