Aktori shqiptar, Caka: Ishte kënaqësi të luaja krahas Hugh Jackmanit, filmi pritet të nominohet për Oscar (Foto)

Kanë përfunduar xhirimet e filmit më të ri hollivudian të 20th Century Fox.

Në filmin “Greatest Showman”, ku protagonist kryesor është Hugh Jackmanit, luan edhe aktori shqiptar Marko Caka.

Gjatë xhirimit të filmit “Greatest Showman”

Aktori shkodran në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është ndarë i tejet i kënaqur me filmin.

‘Jam i kënaqur me filmin dhe pres që të nominohet edhe për Oscar. Ishte kënaqësi të punoj me aktorët e mëdhenj të tillë si Jackamn’, tha Caka.

Filmi bën fjalë për legjendarin amerikan të viteve 1800 P.T Barnum, i cili ishte i njohur për koncerte klasike dhe cirqeve.

Ndryshe, filmi pritet të shfaqet gjatë muajit dhjetor të këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Caka 46-vjeçar këtë vit do të merr pjesë edhe në shumë filma të tjerë hollivudian ndërsa është paraqitur edhe në filmin krahas Tom Hakns, ‘Bridge of Spies’. /Telegrafi/

Pamje prej filmit

You must be logged in to post a comment Login