Tërrnoci, ishte më i madh se Vranja dhe Presheva (FOTO)

Tërnoci në shekullin e XVI, ka qenë vendbanim më i madhë në Kadillëkun e Vranjës, thote për agjencine e lajemeve “Persheva jonë” Prof. Xhahit Ramadani duke ju rferuar dehsmiva dhe fakteve hisotrike sipas nje studimi shkencor 

“Perandoria Osmane në shekullin XVI bëri tre regjistrime kadastrale në vitin 1519,1528 dhe në vitin 1570. Bazuar në regjistrimet e përmendura, kadillëku i Vranjës që në vitin1519 kish numër të madhë 340 venbanime të regjistruar. Aso kohe Tërnoci per nga popullimi kishte me shume banore se sa  Vranja apo Presheva. Keshtu, nëse llogarisim se një familje përbëhej nga dy prindër me tre”fëmijë, pesë antarë, aso kohe Tërnoci ka pasur 600 banorë, Vranja 390, që do të thot Tërnoci ka pasur 210 banorë më shumë se Vranja..” thotre fillimisht hisotoriani dhe analist i njohur Prof. Xhahit Ramadani për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Mbi bazën e të dhënave statistikore (shiko në tabelën poshtë) sipas regjistrimit të vitit 1519, në Trnoc jetonin 5 familje muslimane, 115 ortodoks, gjithësej 120 familje. Në Vranjë jetonin 43 familje muslimane, 35 ortodoks gjithsej 78 familje. Në krahasim me Vranjën në Tërnoc në vitin 1519 jetonin 43 familje me tëpër se në Vranjë.

 

Sipasë regjistrimit të viti 1528 në Tërnoc rritet numri i familjeve muslimane prej 5 në 11, krishter janë 108 familje, gjithsej119.Vranja kishgjithësej 73 fam. Karakteristikë e këti regjistrimi është se në Tërnoc për 1 zvoglohet numri i familjeve e në Vranjë për 5. E kjo mundë të jetë si pasoj e smmundjeve që ishin të shpeshta apo edhe të luftrave. Megjithkët edhe me kët regjidtrim del se Trnoci për 46 familje ish më i madhë se Vranja. Tërnoci ka pasur 595 banor e Vranja 365 banorë. Gjthësej 230 banorë Tërnoci ka pasur më shumë se Vranja. Në viti 1570 Vranja kalon në epërsi me numt të familjeve dhe banorve. Me kët regjistrim numri i familjeve muslimane rritet në 92, krishtere ishin 25 familje edhe per herë të parë, janë regjistruar 16 famiolje të romëve gjithsej 133.Kurse, Tërnoci ka pasur 126 familje. Vranja kishte 7 familje më shum se Trnoci. Numri i banorve të Vranjës me Tërnocin ish 665 :630 gjegjësish 35 banorë Tërnoci kish më pak se Vranja.

Në raport me Preshevë në regjistrimin e vitit 1519 Tërnoci ka pasur 120 e Presheva 62 familje, gati edhe një herë ma i madh Tërnoci se Presheva. Numri i banorve 600 në Tërnoci e 310 në Preshevë. Në regjistrimin e vitit 1528 përsëri numri i familjeve dhe i banorve të Tërnocit ka qenë më i madh se i Preshevës. Në Tërnoc ishin të regjistruara 11 familje muslimane, 108 krishtere gjithsej 119 familje. Kurse në Preshevë, 12 familje muslimane 90 krishtere, gjithsej 102 familje.2 Dallimi ish për 24 familje Tënoci më shum se Presheva.Tërnoci ka pasur 595 banor e Presheva 510, ose 85 banor më pak se Tërnoci. Nga këto shenime nxjerrim konkluz se gjatë tër shekullit XVI Tërnoci ka qenë më i madhë se Presheva.

Bujanoci sipas shenimeve në tabel në shekullin XVI ishte fshat prej 32-43 shtëpive me 215 banor. Zhvillimi i vrullshëm i Bujanocit fillon me kalimin e kufirit Serbo-Turk tek Ristoci në vitin 1878. Pas këti viti në Bujanoc lulëzon tregtija zhvillohet zehtarija. Bujanoci i a kish marë Vranjës primatin qe më parë e kish në trgti dhe Bujanoci bëhet qendër e rëndësishme e tregtisë3. Udhëpërshkruesit shenojn se në Bujanov për çdo ditë shihen tregëtarë të ndryshëm nga Serbia, Shkupi, Kumanova, Egri Palanka (Kriva Pallanka), Gjilani.4Në Bujanoc më shum bëhej tregti me konop dhe prodhime të konopit litarë(tërkuza), kërrpesh, kollana, hama, dizgina, palldërma e praqka.Tërkuzat e Bujanocit ishin të forta si zinxhir. Prodhimet nga konopi që bëheshin në qerhanet(puntorit) mbrenda javës,asnjë nuk mbetej pa u shit të hënën në tregun e Bijanocit Tregëti e fort bëhej edhe me grur kafsha të mëdha e të vogula. Bujanoci duke bër tregëti me sendet e përmendura e kish mind Gjilanin e në trgëti me konop Vranjën.

Në tabelën vijuese do të paraqesim numrin e familje të Tërnocit në raport me disa vendbanime të Luginës së Preshevës.

Nga tabela 2.shohim se Trnoci në raport me Rahovicin është mbi 100% më i madh në regjistrimin e vfitit 1519 dhe 1528. Kurse në regjistrimin e vitit 1570 Tërnoci është më i madhë se Rahovica për 60 shtëpi. Në raport me Norçën Tënoci është sa tri Norça. Karakteristike është në kët tabel se në Norçë nukë është evidentuar gjat shekullit XVI asnjë familje muslimane.

Sipas Stojanovskit5,”Në tër Kadillëkun e Vranjës i vetmi vendbanim me tipare të qytezes gjatë shekullit XVI ka qenë Vranja…”Me kët konstatim nuk pajtohem, për arsye se që në regjistrimin e vitit 1519 me 62 familje të regjistruara Presheva radhitet nder vendbanimet e mëdha në Kadillëkun e Vranjës. Me regjistrimin e vitit 1528 Presheva me 81 familje të regjistruara është më e madhe se Vranja për 8 familje.Vet autori i cituar thot se Presheva ka shesh, treg, ku mbahet pazari njëhere në javë të shtunen. Poashtgu, mbahet panair për çka paguhen taksa. Presheva është qendër e nahisë. Edhe nga aspekti gjuhsor njësoj jan shenuar Vranja sikur Presheva.”(Nerfs-i Ivranya),(Kasaba-i Ivranya) dhe (Nefs-i Preçeva)”.6Andaj edhe Presheva ka qenë kasaba, qytez.

Në bazë të regjistrimeve Osmene të përmrndura,Tërnoci radhitet ndër katër vendbamimeve më të mëdhaj në Kadillëkun e Vranjës në shekullin XVI. Ndër këto vendbanime fshati Starca me 140 familje ishte vendbanimi më i madh, Mandej vjenë Repishta me 124 familje, Trnoci me 120, Stajevca me 112 dhe Presheva me 102. familje. Fshatrat në Kadsillëkun e Vranjës ishin të vogla me 10 familje ose 50 banor.

 

JETA EKONOMIKE NË SHEKULLIN XVI NE TRNOC

Fshatari i Trnocit në shekullin XVI jetonte kryesisht nga bujqësija dhe blektorija. Po në Tënoc që nga kjo kohë jen regjistruar edhe zehtarët edhe mullinxhinjët e parë. Prej drthënajave më shum kultivohej gruri. Nga Tabela 3 që po e japim në vijim shohim se Tërnoci ishte rekorder, prodhuesi më i madh i grurit,në Kadillëkun e Vranjës, në vitin 1519 e Presheva në vitin 1570.

Në Kadillëkun e Vranjës at kohë paguhej tatim edhe për një lloj gruri që Osmanlinjët e quanin”mahlut” i përzier ndoshta me elb, për cilin paguhej taksa me të njejtën lartësi si për elb. Me prodhimin e këti lloj gruri vendin e parë në kadillëk në vitin 1519 mbante Presheva me 1866

barra, Rahovica vendin e dytë me 1620 barra dhe Tërnoci vendin e tret me 1280 bara. Kurse në vitin 1570 vendin e parë përsëri mbante Presheva me 2990 barra, e Tërnoci vendin e dytë me 1.210.

Nga tabela në fjalë konkludojmë se banori i Tërnocit ka prodhuar grur të mjaftueshëm për me ushqyer familjën, me paguajt tatimin dhe i ka mbetur me këmby me nji mall tjetër ose me shit. Në Preshevë, Rahovicë, Levosovë e vende tjera është prodhuar edhe grahor por në Trnoc jo.

Prej bimve industrijale në kadillëkun e Vranjës po edhe në Tërnoc, ëahtë kultivuar li (keten) dhe konopi (kenvir). Prodhues më të mëdhej të li-ut, në vitin 1519, ishin Tërnava me 3900 okë7, Trgovishta 3500 okë, Korbevca dhe Dumnica e epërme 2500 okë. Në vitin 1570, prodhues më të mëdhaj të li-ut ish Tërnoci me 6.000 okë, Vratagoshti i poshtëm 3.000 okë, Jellashnica 2490 okë, Korbeca 2250 okë e tj.

Në Tërnoc kultivohej edhe konopi. Në vitin 1519, ze vendin e dytë në Kadillëkun e Vranjës, me 820 okë pas Vratagoshtit të poshtëm që kish prodhuar 950 okë. Me regjistrimin e vitit 1570 Tërnoci paraqitet si rekorder në prodhimin e konopit me 5.500 okë, Trebeshinja e poshtme 3.500 okë, Kopinica 2.250 e tj.

Në kët Kadillëk është evidentuar edhe prodhimi i lakrave dhe preshve. Me prodhimin e këtyre dalloheshin Presheva, Surdulica Masurica e Vratagoshti, por jo edhe Tërnoci.

Kultivimi i rrushit kish përfshi hapsir të madhe në Kadillëk.Vneshta ka pasur gati secili fshat, me përjashtim të fshatrave të Pçinjës dhe në fshatra ku nuk ka pasëur kushte për prodhimin e rrushit. Në shekulli XVI në bazë të rritjës së tatimit konkludojm se ka rritje, zhvillim në kultivimin e rrushit. Në Kadillëkun e Vranjës nahija e Preshevës zë vendin e parë. Presheva në vitin 1519 ka prodhuar 11.000 medre,e për familje, 159,42 medre. Kjo sasi për me u shëndrrur në kilogram duhet të përcaktohet një medër me sa kilogram është ekuivalent. E kojo ndryshon mvarësisht nga koha dhe vendi. Në se e marim se një medër është barazi me 12 okë si llogaritet në Vllasinë, athere një medre i vije të jetë baraz me 15,39 kg. Me që një familje Preshevare në vitin1519 ka prodhuar 159,42 medre, rrush shumzuar me 15,39 sa ish medra del se në Preshev janë prodhuar 169.290 kg, gjegjësish 16 ton e 929 kg rush, apo 2.453,47 kilogram rrush për familje. Norça ka prodhuar 6500 medra rrush ose 100.035 kg ose për familje 147,72 medre apo 2.273 kg pë familje; Rahovica ka prodhuar 4.600 medre ,per një familje 77,96 medre apo 1.199 kg. Kurse, Tërnoci ka prodhuar 2550 medre ose 39.244 kg dhe 22,97 medre për familje gjegjësisht 353,50 kg për familje.

Vendbanimet ku kultivoheshin pemët në Kadillëkun e Vranjës në vitin 1519 njihen: Presheva rekorder me 195 barra, Gumerishta 70 barra dhe Tibuzhda 40. Në vitin 1570 prodhuesi më i madh i pemve është përsëri Ptesheva me 85 barra, Vratagoshta e epërme 80 barra, Tërnoci 70 barra,Tibuzhda 69, Trebeshinja e poshtme 62,50 dhe Surdulica 60 barra.

Prej zehrtarëve si tatimpagues me emër në kadillëkun e Vranjës përmenden: Kasap ((pronar i Mishtores) Ahmedi, kundraxhi (këpuctar) Hevzi dhe Ahmedi, biri i terzisë(rrobaqpësit), devexhi, papuçexhi, eskixhi (zehe e vjetër, ose gjëra të vjetra ka shit), Pervane(prodhues i rrotave,lopatave e tj. Në Rahovic është regjistruar prodhes i qyrqeve ( kürkçi).Në Tërnoc dhe në Punushevc janë evidentuar katë (kovaç) farkatar.

Gjatë shejujve, XVII,XVIII,XIX, rritej dhe zhvillohej, Presheva dhe Vranja. Me vendimet Kongresit të Berlinit1878, Sërbisë i u njoh pamvarsija, u zgjëruan kufit e saj duke i a bashkëngkit Nishin, Leskocin dhe Vranjën deri në Ristoc.Në rethanat e krijuara Perandoria Osmane krijoi kaza ne re të Preshevës.Qendër administrative e kazasë u bë Presheva.Sipasë Sallnamës (vjetarit)të Vilajetit të Kosovës të vitit1314(1896), kazaja përbëhej, prej122 vendbanime. Presheva i kish kish 600 familje, 2 xhami,( 1hükümet konağı) 1 objekt i administratës shtetrore,rezidencë shtetrore, (1 telegraf ve posta merkezi,) 1telegraf dhe qendër postale, (1 zabitiye koğuşu,) 1objekt i oficerve (për bujtje,qënderim), ( 1 a’ şar anbarıö), 1 depo, (kasaba tapu merkezi), Qendër kadastrale e qytetit.Kazaja përbehet nga 122 (karye) venbanime, 6.598 familje.Popullat muslimane dhe jo muslimane ka meshkuj 22.224 dhe femra 20.024 gjthësej 42248 banorë. 8(1 Salname-i vilayet-i Kosova,1314(1896) Üsküb (Shkup) f.214-215. ( Salname-i vilayet-i Kosova,1314(1896) Üsküb (Shkup) f.214-215.)

  • Porf. Xhahit Ramadani, është studius i mirëfillt i Tërnocit, Bujanocit, Bilaçit, Nesalcës. I par i shkroi për Këngën e Tërnocit-Këngën e Xhemë Çorovinjës, Zanafillën e shkollës shqipe në Trnoc, për Tërnocin antik, xhaminë dhe teqën e Bujanocit, Hanin e Zair Çaushit, Hanin e Bilaçit- fejton, Kangën e Deli-Agushit, Shtëpin e Shkodranit, Legjendën mbi banjën e Bujanocit, Bujanoci ndër shekuj, Kryengritja e shqiptarve në pashallëkun e Vranjës, duke e cituar Shukri rahimin e Aleksandar Matkovskin. Me sens të hulumtuesit të zellshëm e profesional se është magjistër me titull, ai deporton në thllësi dhe lexuesve zuakonish i u sjll për lexim kuriozitete dhe njohuri të reja….I tillë është edhe shkrimi i ti që po u a sjellim në lexim.

You must be logged in to post a comment Login