Presheva, qendër bujqësore rajonale (FOTO)

Pas kompanisë Solid nga Kosova, arrihet marrëveshja me investitorin e dytë në Komunën e Preshevës, MasrFruit International nga Holanda.


Me realizimin e këtij investimi, bujqit tanë do të kenë të siguruar shitjen e produkteve të tyre në treg ku qendra e grumbullimit e cila do të hapet nga MasrFruit International, do ti blejë ato dhe pastaj do ti eksportoj në vendet perëndimore.
Me MasrFruit International, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ku të dyja palët morëm obligimet tona, që ta realizojmë sa më shpejt këtë investim.

Hapat e mëtejshëm janë këto :

-hapja e firmës MasrFruit Balkan me seli ne Preshevë;

-takimi në periudhën sa më të shkurtër me bujqit ekzistues në lidhje me kapacitetet e tyre ekzistuese dhe potencialet në të ardhmen;

-ekzaminimi i tokave bujqësore dhe klasifikimi i tyre për produktet e caktuara;

-asistimi me farërat nga Holanda dhe Greqia dhe plehrimi i tyre adekuat;

-sigurimi i një pike grumbulluese lokale në një afat të shkurtër kohor dhe ndërtimi i një pike regjionale grumbulluese;

-mareveshjet paraprake me bujqit për produktet të cilat Masr Fruit Balkan siguron blerjen;/presheva.com/

You must be logged in to post a comment Login