Zhvillohet simpoziumi ndërfertar “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Akademinë Ortodokse, Durrës dhe Seminarin Ndërdioqezan, Shkodër, zhvilluan simpoziumin e radhës ndërfetar me temë “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”

Familja si faktor themelor në mbarëvajtjen e shoqërisë, këndvështrimet përkatëse teologjike të saj, apo çështje të ndryshme, që prekin aspekte thelbësore të familjes në ditët e sotme, siç janë: edukimi i fëmijëve, respekti ndaj prindërve, komunikimi i vazhdueshëm ndërmjet pjesëtarëve të saj, përkujdesja ndaj familjes etj, ishin disa nga pikat e shumta në të cilat u përqendrua simpoziumi i sotëm.

Paneli i referuesve i moderuar nga Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame në Bedër, Dr. Genti Kruja, përbëhej nga Atë Mario Imperatori, Drejtori i Institutit Katolik, Shkodër, z. Thoma Çomëni, Pedagog në Akademinë Teologjike Ortodokse, Durrës dhe z. Elton Karaj, Pedagog në Departamentin e Shkencave Islame në Bedër.

Po ashtu në panel ishte i pranishëm edhe Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Kolegjit Universitar Bedër, i cili në fjalën e tij përshëndetëse pasi falenderoi stafet akademike dhe studentët e pranishëm të të tre institucioneve për pjesëmarrjen në këtë simpozium, theksoi rëndësinë, që zënë aktivitete të tilla, jo vetëm në edukimin e brezave të rinj në kontekstin familjar dhe shoqëror, por edhe në konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërfetare në vendin tonë.

Dr. Genti Kruja në hapje të simpoziumit ndër të tjera tha se, “Tashmë institucionet tona arsimore prej disa kohësh kanë marrë nisma konkrete në bashkëpunime ndërfetare të frytshme, që shtrihen në leksione të hapura nga pedagogë të shkollave reciproke, ku secili shpjegon teologjinë e së cilës i përket në auditorët e tjera, janë zhvilluar disa takime midis studentëve dhe stafeve akademike në Shkodër, Durrës dhe Tiranë dhe simpoziume të ndryshme, siç ishte simpoziumi “25 vjet liri besimi”, organizuar në Universitetin Bedër, një bashkëpunim ky midis tre institucionet akademike myslimane, katolike dhe ortodokse, si dhe simpoziumi “Krijimi”, organizuar në Akademinë Teologjike Ortodokse vitin e kaluar.”

Ndërsa Atë Mario Imperatori u ndal në rrezikun bashkëkohor, apo faktorët e shumtë, që çojnë në shkatërrimin e familjes e më pas në atë të shoqërisë së përbashkët.

“Sot shoqëria është e lëngët, e organizuar mbi individualizmin, fundamentalizmin ekonomik, koncepte të cilat rrezikojnë stabilitetin e familjes”- tha ai gjatë fjalës së tij.

Më pas z. Thoma Çomëni, referimi i të cilit u fokusua në familjen bërthamë, ku secili person është i barabartë, meriton të respektohet, e po ashtu të kujdeset e të sigurojë mbarëvajtje, komunikim e dashuri ndërmjet pjesëtarëve të tjerë. Edukimi i fëmijëve, apo edhe i brezit të ri në përgjithësi ishin po ashtu ndër pikat e veçanta të fjalës së tij.

“Fëmijët janë konturi i familjes, ndërsa familja e shoqërisë dhe ardhja e fëmijës është një mision i vështirë, që kërkon rigorozitet në përmbushjen e tij”- u shpreh ai.

Aktiviteti u mbyll me referimin e z. Elton Karaj, i cili fillimisht përgëzoi nismën për komunikim ndërmjet institucioneve të ndryshme fetare në vend. Në mënyrë të veçantë kryetarët e komuniteteve fetare për vizionin e treguar në këtë aspekt. Fjala e tij u përqendrua në shembujt profetik të familjes, konkretisht në respektin e ndërsjellët prind-fëmijë, përkujdesja ndaj familjes, duke u nisur, që nga aspekti material e më tej, edukimi fetar, si baza e një familjeje të shëndetshme për shoqërinë.

Më tej ishte radha e studentëve të pranishëm nga të tre institucionet, të cilët i dhanë një formë interaktiviteti simpoziumit të sotëm me pyetje të shumta rreth temës, që iu bënë panelistëve.

Në fund të aktivitetit pjesëmarrësit vizituan ekspozitën fotografike me titull: “Harmonia Ndërfetare në Shqipëri”, të organizuar me këtë rast. Pjesë e saj ishin ngjarje të ndryshme historike, apo edhe aktivitete të shumëllojshme ndërfetare të organizuar nga bashkësitë fetare ndër vite në vendin tonë.

15972514_1585523351462304_2971095716568671210_o15975171_1585523634795609_6832088266844371159_o15994424_1585524044795568_2962606644253461809_o15994708_1585524884795484_5114702429467792083_o15994881_1585523354795637_8196270499783138103_o16107151_1585523338128972_6124468375072719356_o16107486_1585524394795533_5955641432768712951_o16107488_1585524604795512_1929540560949148368_o16143524_1585523808128925_7208628456367310261_o16143785_1585524514795521_8269368657325995137_o16177710_1585523461462293_8332556254902811996_o16178979_1585523761462263_485748082884455193_o

You must be logged in to post a comment Login