Tubim përpara ambasadës së Francës në Bruksel për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt

“Sot në Bruksel me inisiativë të deputetit shqiptar të Brukselit Z. Amet Gjanaj  dhe të mbështetut nga shoqatat shqiptare të Belgjikës u mbajt një tubim përpara ambasadës së Francës në Bruksel për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Gjatë tubimit, qarkulloi peticioni për kërkimin e lirimit të tij nga Franca. Të gjitha fletet e peticionit bashkë me një kërkesë të shkruar dhe librin e Profesorit të nderuar Nusret Pllana mbi evidentimin e krimeve të serbëve gjatë shekujve ia dorzoi deputeti përfaqësuesit të ambasadës së Francës.”

You must be logged in to post a comment Login