Kosova dhe Shqipëria me hulumtim të qendrave të përbashkëta kulturore

unnamed-14-780x439

Nis prezantimi lidhur me hulumtimin e modeleve të qendrave të përbashkëta kulturore të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, tha se gjatë viteve të fundit Kosova ka bërë një progres të madh me Republikën e Shqipërisë, siç është hapja e shumë konsullatave.

Kurse, ministri i Diasporës Valon Murati, me këtë rast tha se ky raport që sot do të prezantohet, është ndihmë për të krijuar qendra, apo për t’i modeluar ato qendra kulturore që ne i kemi.

Ai tha se kjo ministri ka pasur presion nga Diaspora, se pse Kosova dhe Shqipëria nuk po krijojnë më shume qendra dhe konsullata.

Zëvendësministri i Punëve te Jashtme të Shqipërisë, Halil Hyseni, tha se Samiti i Diasporës, ishte një dasmë e madhe shqiptare.

Ai tha se jemi një dhe të bashkuar për qëllimet tona.

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell, tha se nëpërmjet marrëdhënieve kulturore, ne shkëmbejmë shumë informata me njëri -tjetrin.

Ai tha se ambasadoret më të mira mund të jenë Rita Ora e Dua Lipa, duke thënë se mundësia e shprehjes së kulturës në vende tjera, nuk është punë e vetëm e ambasadorëve.

You must be logged in to post a comment Login