Cdo te thote te jesh i ri ne Shqiperi?

flamur-shqiperi-euroNese do te njohesh nje popull, duhet te shohesh te rinjte e tij. Jane ata qe e tregojne veten ashtu si jane dhe ashtu si ndihen pa frike, pa ndrojtje dhe nese ndodh e kunderta atehere dilet ne perfundimin se frika dhe ndrojtja jane te ngjizura bashke me te riun.

A ka frike dhe ndrojtje i riu shqiptar?

Kjo mund te ngjaje pyetje retorike per disa dhe nje pyetje e hapur per disa te tjere.
Nuk mund ti japim pergjigje kesaj pyetjeje  keshtu  a priori.
Nga zhvillohet ndrojtja dhe frika. Nga pasiguria e nje mjedisi te panjohur. Nga pasiguria e te ardhmes dhe te tashmes.
Sdua te keqkuptohem, une jam per nderrmarjen e riskut dhe iniciatives se lire  nga i riu por, ne kushtet tona a mund te kemi dicka te tille?
I riu sot ka frike te nderrmar dicka te tille pasi nuk ka nje baze te qenesishme tek ai vete. Pervec familjes askush nuk investon per ate, e duke pare sfondin postkomunist te prindit te te riut 20 vjecar te kohes sone, a do jemi te sigurt qe dhe ky i fundit do jete nje investim i frytshem?
I riu shqiptar ka frike nga shkolla, frike nga puna, frike nga institucionet, madje ka dhe frike nga frika (ajo e mira, qe te mban gjalle e te ben te ecesh para).
I riu ka frike sepse nuk e mesojne qe ti zgjidhe problemet nje nga nje, kohe pas kohe, por e ushqejne me idealin e zgjidhjes se madhe e perfundimtare, e ushqejne me nje genjeshter.

I riu shqiptar sot ka frike dhe sot eshte ne krize. E megjithate shpresa nuk duhet humbur sepse ndryshimet e medha ne te tilla kohe ndodhin. Por ndryshimi sduhet te vije si pasoje e mllefit dhe urrejtjes. Sdo te prodhoje asgje vec vetes nese ndodh ashtu. Eshte koha kur midis artikulimit  dhe gerthitjeve te zgjedhim artikulimin.
Eshte koha e te rinjve, te rinjve te pozicionuar ne krahe te interesave te tyre.

Nuk ka asgje te keqe ne kete, ne fund te fundit, ne kohe krizash te medha, vendet me te erreta ne ferr ruhen per ata te cilet ruajne paanesine.

You must be logged in to post a comment Login