Albano Idrizi mes tre politikanëve të rinje më te votuar per 2016

15380577_10207431077367347_5667175151452009609_nRrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) nëu bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, mbështetur nga Olof Palme International Center, në muajin Tetor të këtij viti, hapi Thirrjen për Nominime në kuadër të nismës “TË RINJTË E VITIT 2016 NË SHQIPËRI”.

Nisma “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri” synonte që vetë të rinjtëtë identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2016 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Përmes kësaj thirrje u ftuan të gjithë partnerët dhe individët e interesuar që të nominonin me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre.

Prej datës 2 Dhjetor 2016 deri në datën 15 Dhjetor 2016, ora 12:00 pm, të rinjtë e të rejat dhe publiku i gjerë nga e gjithë Shqipëria votuan online për të zgjedhur fituesin e Çmimit Kombëtar “Politikani i Ri i Vitit 2016 në Shqipëri”

Albano Idrizi, krytar i forumit rinor PDIU u vlersua ne vendin e 3 me nje numer te konsiderueshem votash. Pas perfunidmit te sondazhit Z. Idrizi pershendeti mbeshtetsit e tije me nje status ne FB

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.( Ismail Kadare.)
Deshira per te bere me te miren per vendin tim eshte motivi qe me shtyn dhe me ka udhehequr cdo dite ne kontributin tim ne politike.
Sot ne mbyllem nje gare mes kolegesh per te riun e vitit ne politike, gare ne te cilen une u rendita i treti.
I jam mirenjohes cdo njerit prej 544 votuesve qe me besuan.
Le te perpiqemi qe sebashku t’a bejme Shqiperine nje vend me te mire. 😊

15541369_10207453497567838_6500921500893205809_n

 

You must be logged in to post a comment Login