Aksidenti i Vlorës, shoferi probleme me sytë? Reagon ish-shefi: Ishte batutë

aksident-620x391Në një intervistë për gazetën “Panorama”, pak ditë pasi Gjykata e Vlorës vendosi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, Ismailaj shpjegon se si është keqinterpretuar batuta që ai ka bërë me babain e Petraq Bejës, drejtuesin e mjetit që u aksidentua mbrëmjen e 26 nëntorit.

“Unë kam shkuar në spital, gjë të cilën nuk e kam mohuar ndonjëherë dhe nuk e mohoj. Kam shkuar për një problem tim. Në mes të korridorit të spitalit kam takuar disa familjarë të djalit të dëmtuar. Babanë e tij e kisha takuar edhe më përpara. Madje edhe pse isha unë ai që i kisha arrestuar djalin, ai ka kërkuar një këshillim nga unë, se si mund të vepronte për ta nxjerrë djalin për mjekim jashtë shtetit dhe unë i kam thënë që këtë nuk mund ta vendos unë, por prokurori. Kam komunikuar me të atin, kam komunikuar edhe me djalin.

Në mos gaboj brenda aty kanë qenë dy gra me bluza të bardha dhe dy shtetase të tjera. I kam thënë: “Si je?”. Më tha: “Mir녔. I urova të shkuara. E kam pyetur prapë. “E mban mend aksidentin?” “Po”, më tha. Me një batutë me të atin, unë e kam pyetur për sytë e djalit”¬ thotë ai për “Panorama”.

Sipas tij, djali ka një veçori në pamjen e jashtme, pasi sytë i ka me ngjyra të ndryshme. “Momentalisht, unë kërkoj një rihetim të kësaj ngjarjeje. Një hetim të plotë në të gjitha drejtimet dhe që të dalë e vërteta”¬ thekson më tej ai. Zyrtari i pezulluar nga Policia tregon se nuk është marrë ai me hetimin për firmën që kryen punimet në vendin ku ndodhi aksidenti

You must be logged in to post a comment Login