Serbët po ‚blejnë‘ nuse në Shqipëri nga 5500 euro

nuse

Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, vitin e kaluar, u kryen gjashtë martesa mes serbëve dhe vajzave shqiptare nga Shqipëria. Këta janë kryesisht të moshuar të cilët martohen më ndihmën e parasë, që i shpenzojnë me gra shqiptare.

Tre muaj më parë, dhe Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince u martua me një grua shqiptare nga Tirana.

Sipas disa informacioneve, serbët i kanë blerë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro.

Një burrë serb ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë.

“Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato mbartin dru me traktor dhe merren bagëti”, shprehet serbi.

“U martua në kishë, ajo vete deshi ta bënte atë” tha një dhëndër, Bratislavi.

Gati për martesë janë 400 shqiptare dhe serbë

“Stara Raška” një organizatë humainare në Beograd ka arritur të gjejë 400 femra shqiptare që janë të gatshme të martohen në Serbi brenda një harku të shkurtër kohor.

Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.

Megjithatë, shumë shqiptare, janë të kënaqur dhe të shpejt të përshtaten me mjedisin.

Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria.

You must be logged in to post a comment Login