Popullata ka qenë e dëshpëruar me politikën për 12 vjet në Preshevë

shqiprim-640x426

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi në një ligjëratë para studentëve të kolegjit ISPE në Prishitnë foli rreth librave për nxënësit e tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, lapidarin dhe gjendjen në Preshevë.

“Popullata ka qenë e dëshpëruar me politikën për 12 vjet në Preshevë. Kur jam kthyer në Preshevë ia kam bërë vetes një pyetje:  Çka të bëjmë? Të rri në Preshevë apo të kthehem në luks, ne Gjermani. Me nusen time dhe me prindërit e mi vendosëm të luftojmë. Por jo në Facebook, por në terren,” tha Arifi.

Ai foli edhe për problemet që ka Presheva.

“Na kemi një papunësi prej 70 për qind. Kemi shpërngulje të përditshme. S’kemi ujë të pijshëm, s’kemi deponi të bërllokut etj,” tha Arifi.

Arifi tregoi se ai ka dalluar nga politikanët tjerë të Preshevës që sipas tij ende flasin me doza nacionalizmi.

“Të gjithë deri atëherë kanë kërkuar bashkim me Kosovën, Shqipërinë apo krijimin e Iliridës. Por ne kemi thënë jo. Ne kemi dashtë ta forcojmë zhvillimin politik e ekonomik tonin. Kjo ka qenë e rëndësishme. Nuk mund te flasësh në 2016-ën, sikur të jesh në kohë lufte. Kjo nuk është normale,” tha kryetari Arifi.

Duke folur për lapidarin e dëshmorëve të luftës së UÇMB-së në Preshevë që u largua nga autoritetet serbe në janar të 2013-ës, Arifi tha se do të vijë koha kur Serbia vetë do ta kthejë atë lapidar.

Arifi gjatë ligjëratës tha se arritjet e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel po shihen, ani pse nuk janë të theksuara.

You must be logged in to post a comment Login