Dialogu i famshëm i Cezarit dhe mbretit britanik! Perandorët romakë dhe mbretërit britanik krenoheshin për origjinën dardane

  • julcesari-1Eneadido
  • Eneu me Didon duke u larguar nga Troja

akili

 

Altin Kocaqi

 

Virgjili akuzohet nga disa dijetarë të dekadave të fundit se ka ngritur në  qiell lavdinë Dardane të prejardhjes së themeluesve të Romës. Sipas tyre këtë lavdi e paska bërë që ti shërbente Cezarit duke e treguar atë me prejardhje nga Dardanët e Lavdishëm që Zeusi i ruajti të pavdekshëm në Trojë për të ndërtuar botën e re me vazhdimësinë e kësaj fare.

Të njihemi pak me historinë sipas letrave që ka lenë mbas antikiteti edhe kryesisht Virgjili sipas të cilit:

“Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re.

Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë:

“Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo skllavërinë”.

Përgjigjja e Cezarit ishte:

“Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes’’.

Këtyre të dhënave u kundërvihen me zjarrë edhe hekur, krahas të tjerëve, dhe disa njerëz të njohur në radhët e shkencës shqiptare!! Përse?! Është turp të përdorësh antikitetin për të folur për prejardhjen tënde fisnike? Është për turp të mbrosh lavdin e shkuar të Dardanëve martirë që sot quhen kosovarë?

Nëse ju mendoni se ‘jeni ruajtësi absolut i së vërtetës’ edhe ‘gjykoni ftohtë dhe me përkujdesje akademike’ atëherë ka mijëra dokumente të ftohta akademike që provojnë injorancën tënde akademike. Këto dokumente lidhen me etruskët, të cilët jetuan shumë më parë se Virgjili. Janë me mijëra dokumente që tregojnë heronjtë e Luftës së Trojës në Artin Etrusk. Kjo provon se ‘miti rreth Dardanëve të Ene Dardanidit nuk fillon nga i urdhëruari i Cezarit, Virgjili, për të ngritur lavdin e Cezarit apo Kasabelit. Kjo është prova se miti gjendej aty shumë para këtyre autorëve të historisë. Kjo është prova  që e zhvesh mitin edhe e vendos me këmbë në tokë si ‘provë shkencore’ të prejardhjes Dardane të mbretërive europiane. Kjo është prova që ty o shqiptarë mjeranë, (që përdor përciptësisht shkencën për të sulmuar racën tende) të zhvesh lakuriq nga shkenca e të turpëron në sytë e botës si të paaftë për tu shprehur shkencërisht.

You must be logged in to post a comment Login