Abetarja e unifikuar, ende asnjë hap konkret

abetare

Unifikimi i abetares por edhe i teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës u bë i mundur, por një gjë e tillë akoma vazhdon të mbetet zvarrë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu pretendon se këto tema

janë trajtuar në takimet e tij bilaterale me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, por se deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje konkrete.
“Jo më kot vizitat e mia të para unë i kam bërë në Kosovë dhe në Shqipëri. Një çështje ka qenë sigurisht edhe unifikimi i teksteve shkollore. Sigurisht që në edhe në të ardhmen kërkoj mbështetjen e dy shteteve përkatëse me qëllim të na mbështesin me idenë e këtyre
teksteve”, tha Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Ndërkohë veterani i arsimit shqip në Maqedoni Xheladin Murati thotë se bëhet fjalë përmungesë të vullnetit politik për t’u realizuar një projekt i tillë.
“Politika që udhëhiqet aktualisht nuk është në favor të realizimit këtij projekti dhe të kësaj kërkese e cila është aq e nevojshme, aq e arsyeshme dhe e domosdoshme për të krijuar vlera të përbashkëta kombëtare, për të krijuar një koncept të përbashkët kombëtar, për të krijuar një tekst mësimor i cili do të ishte i uniᛘkuar me kërkesat e hapësirës shqiptare kombëtare. Edhe pse ministrat janë shqiptarë, ideja ngec e numëron dhe nuk ka realizim të tillë të suksesshëm”, deklaroi Xheladin Murati, Profesor i Pedagogjisë. Gjatë takimit të fundit që ndodhi disa ditë më parë në mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, ranë dakord që tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë. Modeli që u aprovua përfshin që nxënësit shqiptarë të mësojnë me libra nga Cambridge që tashmë i posedon Tirana në gjuhën shqipe. Veç kësaj, nxënësit shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë mësojnë edhe nga një abetare e unifikuar. Para dy vitesh në Tiranë u mbajt një konferencë kombëtare për unifikimin e teksteve shkollore por qysh atëherë në Maqedoni akoma po mësohet me tekste të stërmbushur me gabime ortograᛘke dhe shtrembërime të theksuara të fakteve historiograᛘke.

You must be logged in to post a comment Login