Murrizi: Prokuroria e rrethit Lushnje ,vegel qorre e partise ne pushtet

murriziProkuroria e rrethit Lushnje ,vegel qorre e Partise ne Pushtet. Nje trup prokuroresh te perdorshem, mjerane, vemje dhe servile te paskrupullt ndaj atyre qe jane ne pushtet. Ky eshte nje turp per kete organ ” te pavarur”. Po postoj dokumenta te kesaj PROKURORIE qe per te njenjten veper penale dhe te njenjten akuze tre anetare te komisionit te tenderave te ish komunes REMAS e drejtuar nga perfaqesues i PD jane ndjekur penalisht, jane derguar ne gjygj dhe jane denuar per vepren penale: SHKELJE E BARAZISE SE PJESEMARRESVE NE TENDERA APO ANKANDE PUBLIKE: konkretisht: 1-Ahmet Ramazan Biba me 3 muaj burg. 2-Fatos Loni Kuqi me 3 muaj burg.3- Nesti Vangjel Çina me 3 muaj burg. Dhe po per te njenjten padi te bere nga Partia Demokratike dega Lushnje por per tre anetare komisioni prane bashkise Lushnje qe i perkasin Partise se Prokurorise Socialiste Lushnje me “dashamiresi” te plote vendosin pushimin e çeshtjes. Bile na falenderojne dhe per bashkepunimin!!!! Per cilin bashkepunim??? Qe ne si opozite denoncojme dhe JU beni rolin e ” BABAXHANIT”??? Apo ne denoncojme e ju ngrohni XHEPAT??? Po çfar kane bere me shum tre te denuarit nga keto tre qe kemi denoncuar NE??? Apo te denuarit jane nga radhet e ” ARMIKUT” te klases dhe ketyre qe ju pushohet çeshtja jane me ” biografi” te mire dhe me partishmeri??? Po per te njenjten shkelje biles per disa raste keta qe kemi denoncuar NE si opozite jane te denoncuar zyrtarisht dhe nga KLSH sipas publikimit te saj zyrtare qe po e postoj. Po me kete denoncim si do veproni?? Apo do gjeni ” gjuhen” e mirkuptimit??Po firma e pare me vleren me te ulet eshte VARAKU E me oferten 679 milion leke per 5.7 km rruge ndersa ” komisioni” ka shpallur fituese firmen SENKA/L me vleren 970 milion leke duke skualifikuar 5 firma te tjera dhe diferenca eshte 300 milion leke me shume. Po sa duhet te jete shuma e shperdorimit qe te kete çeshtje penale??? A ju duken pak 300 milion leke per 5.7 km rruge??? Po Ju per 30 mij lek drita harruat ne burg derisa e çuat ne vetvrasje te ndjerin Qamil Zela. Per 300 mij leke te vjetera arrestuat dhe me pas vdiq ne burg me atak kardiak i ndjeri Robert Shtembari. Kujtoni se do jua harrojne lehte Familjaret?? Qendrimi juaj i peshtire me dy standarte jo qe demton drejtesine por qytetaret ju shohin si zyrtare qe vetem drejtesi nuk mund te vendosni. Keshtu vepruat dhe me denoncimin e Lagunes se Kravastas edhe pse gjate kontrollit gjetet mbi 80 kuintal NGJALA por Partia ju beri memeca jua thau peshtymen ne fyt e ju perdori si LECKE kepucesh. Edhe sa mendoni se do te sherbeni si te tille??? Ju me veprimet tuaja ,tregoni qe jeni te kapur nga pushteti, qe jeni te bere pis nga llustrosja dhe nuk pastroni me ,por beni pis drejtesine dhe çdo QYTETARE qe kerkon DREJTESI tek ky organ ,qe paguhet nga TAKSAT e te gjith QYTETAREVE SHQIPTARE e jo vetem nga militante te partise se Pushtetit siç mendoni e veproni JU. Ju mendoni se i pershtateni te gjitheve??? Po neser si do ja beni??? Apo prap do perpiqeni te luani ROLIN?? Qytetaret ju johin mire dhe nuk besoj qe do te ju caktojne ndonje ROL ne serine tjeter ,por perpiquni te ” luani mire” kete SERI qe dhe shum pak minuta i ka ngelur per te PERFUNDUAR. Shkruan Z. Murrizi ne facebook

You must be logged in to post a comment Login