Kamberi: Punësimi i shqiptarëve në institucionet e sigurisë në Serbi akoma i ndaluar

Sh.-Kamberi

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka fajësuar qeverinë në Beograd për mos gatishmërinë e përfshirjes më të madhe të pakicës shqiptare në forcat e sigurisë së Serbisë, kryesisht në njësit e policisë speciale dhe Xhandarmerisë.

Këto komenti, ai i bëra gjatë një tryeze të organizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, me temë për prezencën e sigurisë në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

“Është folur mjaftë për temën e sigurisë që  është pjesë përbërese e planit të  qeverisë së vitit 2001 për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Mundë të themi se nuk janë arritur pritshmëritë nga ky plan”, theksoi mes tjerash Kamberi.

Ai duke folur për besimin e qytetarëve ndaj forcave të sigurisë tha se pakicat duhet të participojnë në njësit e këtyre forcave të sigurisë krahas  proporcionalitetit të popullsisë.

“Nuk është e arsyeshme përgjigja nga institucionet e Serbisë, se punësimi i pakicave në institucionet e sigurisë shtetërore është i ndaluar për momentin”, deklaroi Kamberi.

Shaip Kamberi foli edhe sigurinë individuale të qytetarëve shqiptarë në komunat Bujanoc dhe Preshevë që sipas mbeten mister shumë raste të kindapimeve dhe zhdukjes së personave të caktuar shqiptar nga kjo zonë./Titulli.com/

You must be logged in to post a comment Login