Helmim masiv i emigrantëve në Preshevë nga mishi i pulës

Presheva++_35192

Emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Egjipti, 37 persona që janë të vendosur në qendrën e pranimit në Miratoc të Preshevës kanë marrë helmim të lehtë me ushqim, gjegjësisht me kofshë pule, ka mësuar presheva.com.

Sipas fjalëve të epidemiologut Sllagjan Stankoviq, transmeton presheva.com, ata kanë pasë pasqyrë të lehtë klinike, çka do të thotë se kanë pasë diare, pa vjellje dhe ngritje të temperaturës.

“Në natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, tek këta persona janë paraqitur simptomet e helmimit. Të gjithë këta kanë konsumuar kofshë pule që e ka sjellë një kompani e cila merret me ushqim në kamp në Miratoc. Kjo epidemi me helmim ushqimi ka ndodhë pasi ata kanë ngrënë darkë dhe pas kësaj ata kanë pasë probleme. Ne nuk kemi pasë mbetje të ushqimit, po kemi marrë kontrollime nga jashtëqitjet për të dëshmuar faktorin i cili ka shkaktuar këtë helmim” ka thënë Stankoviq, transmeton presheva.com.

Kryesisht bëhet për persona me moshë të re, që ende qëndrojnë në Miratoc, kanë marrë terapinë e duhur dhe asnjëri nga ta nuk është hospitalizuar.

Sipas informacioneve jo zyrtare, ushqimin për refugjatë ka sjellë një kompani e cila merret me furnizim me ushqim për kampin në Miratoc.

You must be logged in to post a comment Login