Vritet kreu i ISIS në Afganistan dhe Pakistan

1471060688kreuHafiz Saeed, kreu i ISIS në Afganistan dhe Pakistan, besohet të jetë vrarë nga sulmet me dron nga SHBA gjatë muajit të kaluar.

Vitin e kaluar, agjencia e inteligjencës afgane pati deklaruar se Saeed ishte vrarë gjatë një sulmi me dron në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.

Sidoqoftë, ISIS kishte insistuar se lideri i tyre i kishte shpëtuar sulmit.
Por, sot një zyrtar i mbrojtjes në SHBA i ka deklaruar për BBC se Saeed është vrarë në sulmin ajror me dron të kryer më 26 korrik.

Sulmi me dron është ndërmarrë 3 ditë pasi ISIS mori përgjegjësinë e një sulmi në Afghanistan ku humbën jetën 80 persona dhe mbetën 230 persona të plagosur.

You must be logged in to post a comment Login