Tragjedia e radhës në Mesdhe, mbytet varka me refugjatë

download (1)304 emigrantë janë shpëtuar në det të hapur teksa varka e tyre u mbyt në ujërat e Mesdheut, por nga tragjedia 6 persona kanë humbur jetën.

Trupat e tyre janë dërguar në portin Trapani të Sicilisë, mëngjesin e të shtunës. Mes viktimave, 3 janë fëmijë të mitur, të cilët humbën jetën menjëherë sapo varka prej druri u kthye përmbys për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që kishin hipur në të, në përpjekje për të mbërritur në Europë nga brigjet libiane.

Ndër viktimat, 2 janë vajza, njëra vetëm 8 muajshe dhe një 5 vjeç, trupat e të cilave janë nxjerrë nga deti vetëm 22 milje larg bregdetit të Libisë. Një tjetër vogëlush, vetëm 5 vjeç ka humbur jetën, por rezulton i zhdukur.

Vetëm në 24 orët e fundit mbi 500 emigrantë janë shpëtuar në ujërat mes Libisë dhe Italisë, ndërsa kriza e refugjatëve vazhdon të prodhojë të tjera tragjedi.

Vitin e shkuar rruga më e shkurtër për refugjatët sirianë e libianë për në Europë ishte drejt ishujve grekë, nga Turqia. Por mbyllja e kufijve, i ka detyruar ata të ndërmarrin rrugëtime më të gjata e më të rrezikshme, nga Afrika e Jugut drejt Italisë.

Tre mijë emigrantë, sipas OKB kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut për gjysmën e parë të këtij viti, por mijëra të tjerë janë vrarë nga lufta civile në Siri, tashmë në vitin e pestë.

You must be logged in to post a comment Login