Për 24 orë, nga Kosova në Shqipëri hynë 46 mijë persona

Durres-plazhi-780x439Edhe kjo fundjavë ka patur një fluks të madh të lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdeti shqiptar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Doganën e Morinës kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovarë.

Në këto kushte edhe trafiku është i rënduar në aksin Morinë-Kalimash, ku shpesh herë nuk mungojnë edhe aksidentet. Më i fundit u shënua këtë të shtunë, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të automjeteve.

Të dhënat e policisë flasin për një numër të vogël të aksidenteve në Rrugën e Kombit, nga 1 qershori deri në mesin e muajit gusht dhe asnjë me pasojë jetë njerëzish.

You must be logged in to post a comment Login