Ngërçi për KED, Nishani me krerët e grupeve: Zbatim rigoroz Kushtetutës dhe afateve ligjore

nishaniPresidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim pune konsultues me krerët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e autorizuar prej tyre për të diskutuar mbi procesin ligjor të përzgjedhjes me anë të shortit të anëtarëve të Këshillit e Emërimeve të Drejtësisë. Në takim morën pjesë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Luan Rama si dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kreu i Shtetit shqiptar, falënderoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare për mendimet dhe pikëpamjet e paraqitura, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e zbatimit rigoroz të Kushtetutës dhe afateve ligjore, duke theksuar “domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi përzgjedhjeje me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa më të mirë të mundshëm dhe të gjykuar pozitivisht e të mirëpritur nga ligjbërësit”. Nga ana e tyre Ruçi, Paloka, Rama dhe Mediu, siç thotë Presidenca e cila zbardh takimin, shprehën vlerësimin dhe mbështetjen ndaj Presidentit të Republikës për angazhimin e tij në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ruajtje të autoritetit e kompetencave kushtetuese, si dhe parashtruan idetë dhe qëndrimet e tyre për këtë çështje. Ky takim vjen pas atij të ditës së djeshme me ekspertë ligjorë dhe konstitucionalistë, lidhur me procesin e përzgjedhjes me anë të shortit të kandidaturave për anëtarë të KED. “Institucioni i Presidentit ndodhet në një situatë ku brenda 5 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit për reformën në drejtësi duhet të zgjedhë anëtarët, por ligji që përcakton kriteret kualifikuese për tu përzgjedhur, nuk është miratuar nga Kuvendi. Kjo e vendos institucionin e Presidentit në një situatë kontradiktore. Unë jam për të përcjellë angazhimin e Presidentit që të realizojmë zgjidhjen më të mirë të asaj që kërkon Kushtetuta”, u shpreh Nishani në një konferencë për mediat, pak ditë më parë – See more at: http://www.noa.al/artikull/ngerci-per-ked-nishani-me-kreret-e-grupeve-zbatim-rigoroz-kushtetutes-dhe-afateve-ligjore/601103.html#sthash.hitsEmBY.dpuf

You must be logged in to post a comment Login