Mjeku shqiptar nga Presheva, pjesë e Formula 1

f1-crash-inline2-550x336

Prej disa vitesh, Dr.Teni Kamberi, me origjinë nga Presheva, është pjesë e ekipit të specializuar mjekësor të garave në F1.

Kamberi është bërë faktor në mjekimin e disa pilotëve të famshëm të aksidentuar si Hamilton, Alonso dhe një ditë më parë të Kevin Magnussen, i cili u përfshi në garën e fundit në një aksident mjaft të rëndë.

Nëpër duart e tij kanë kaluar edhe shumë e shumë pilot të tjerë të aksidentuar në garat e Formula 1.   Dr.Teni Kamberi me gjithë modestinë e tij, është një nga ata që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë me veprën e tyre, duke shpëtuar jetë njerëzish.

Ai ka qenë pjesë e stafit mjekësor edhe gjatë Kampionatit të fundit Europian, Euro 2016. Madje ka asistuar edhe në ndeshjen ku pati më shumë shqiptarë se çdo herë tjetër në një ndeshje futbolli, në Shqipëri-Zvicër.

You must be logged in to post a comment Login