Kontrollohet cilësia e ujit në plazhet e Shqipërisë

durres_plazh

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, Rrjeti i Informimit i BE-së ndërmori veprime për monitorimin e ujit të detit në Qarqet Durrës e Shkodër. 12 mostra në 6 pika u morën  nga “Gjiri i Durrësit” tek “Shkëmbi i Kavajës” për të kryer analizat fiziko-kimike dhe ato bakteriologjike të ujit të detit. Katër mostra u morën në plazhin e Velipojës në Shkodër në 4 pika të ndryshme.

Fushata e monitorimit synon të nxisë pjesëmarrjen civile në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit.

Procesi i monitorimit do të përsëritet në shtator dhe rezultatet e tij do të publikohen dhe do t’i vihen në dispozicion publikut dhe aktorëve vendorë në mënyrë që të adresojnë më mirë çështjet e cilësisë së ujit të detit në përputhje me strategjitë kombëtare dhe direktivat dhe standardet e BE-së.

Aksione të tilla do të ndërmerren në Kavajë, Vlorë, dhe Shëngjin. Rezultatet e monitorimeve do të shërbejnë politikave vendore dhe kombëtare si dhe masave të nevojshme që synojnë të ofrojnë mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë dhe turistët.

You must be logged in to post a comment Login