FRESSH Voice vs LRI Polifoni Fest

endri MemiaNga Endrit Memia

Nuk e kam pasur ne plan që të merem me kundershtaret politik te partise ne te cilen un aderoj e aq më pak me punët e tyre brenda partisë,sidomos kur behet fjale per te rinjte(meqë ra fjala kam dëgjuar që të rinjtë e FRESSH-it dhe LRI-se zihen me njëri-tjetrin se kush do ja mbaje çanten shefit)sepse gjithmone jam mundur tju shpjegoj njerezve alternativen tone,por kjo “sarkazma”qe po perdorin ne rrjetet sociale,jo me mori gjyshja ne telefon,jo shkova bisedova me gjyshen edhe me pyeti per Spiropalin,thjeshte ta shpifin edhe te bejne qe te ndjesh keqardhje te thelle kur e shikon se ku eshte katandisur rinina shqiptare,nje rini qe ka harruar se çdo te thote te udhehiqesh nga parimet,nje rini qe ka harruar se çdo te thote konkurs per nje vend pune,nje rini qe ka harruar se çdo te thote te ngresh zerin dhe te “luftosh”per ate qe me te drejte te takon,nje rini qe nuk e ka idene se çfare fuqie posedon,nje rini qe model suxesi ne jete ka lepirjen edhe servilizmin ndaj shefit.Flas per rinine Shqiptare,Flas per keta LRI-stat edhe FRESSH-istat,per keta qe i thurin kenge shefit te tyre si shenje falenderimi per nje fundjave ne Jale dhe si lutje per vitin tjeter,qe serisht ta bejne nje fundjave ne Jalë,flas per LRI-stat qe ende pa u rritur mire fillojne e adhurojne kultin e individit,pfff sa keq… Flas ne kete menyre jo sepse drejtoj FRPD-ne e nje Dege te FRPDSH-se,por sepse punoj me te rinj dhe te reja,i takoj çdo dite,bisedoj me ta,ka nga ata qe mendojne ne te njejten menyre si ju,ka nga ata qe mendojne komplet ne te kundert me ju dhe me besoni keta te dytet jane me te shumte ne numer,fatmiresisht ende ka shprese. Ju lutem more intelektuale LRI-sta dhe FRESSH-ista,ende te pa rritur mire,ndryshoni,mos ju shitni si model suxesi veten tuaj atyre pak te rinjeve qe i keni me te vertete nga pas,se te gjithe e dime qe shumica ju ndjekin nga pas per birra dhe qofte.

Qe ne (FRPD)nuk kemi asnje pikë te perbashket me ju kjo nuk don mend,por edhe qe jemi krejtesisht e kunderta e juaj kjo do provohet shume kollaj.

You must be logged in to post a comment Login