E padëgjuar: Shqiptari kërkon ta dërgojnë në burg, sepse nuk e duron gruan në shtëpi

bahjaa-780x439

Ky Durim Bahja, një 37¬vjeçar shqiptar me banim në Itali, që ka habitur autoritetet policore në shtetin italian me këtë kërkesë: “Më mirë më arrestoni dhe të qëndroj në burg, sesa të jetoj me gruan”.

Kjo ka qenë kërkesa e shqiptarit Bahja, i cili prej disa kohësh ishte në arrest shtëpie. Ai njoftoi efektivët të shkonin ta arrestonin, sepse kishte thyer arrestin shtëpiak dhe se i priste në rrugën Carlo” Marx” në Prato.

Pasi u shoqërua në komisariat, shqiptari u dërgua sërish në banesë – në arrest shtëpiak. Por, pasdite Durim Bahja ka shkruar sërish në stacionin e policisë duke thënë se nuk donte të kthehej më në shtëpi sepse nuk e duronte dot gruan e tij. Ai madje ka shkuar deri aty sa të thoshte se ishte i gatshëm të kryente ndonjë krim për të përfunduar në burg, vetëm të mos jetonte me bashkëshorten, raportojnë mediat italiane, transmeton panorama.al.

Gjatë ditës së sotme, Durim Bahja ka dale para gjykatës mbrojtur nga avokati Giuseppe Bonfante dhe ndaj tij është dhënë masa e detyrim paraqitjes. Megjithatë, duket se situata për shqiptarin do jetë e qetë për pak kohë pasi këtë mbrëmje, gruaja e tij ka në plan të largohet për pushime duke marrë me vete dy fëmijët qe ka çifti.

You must be logged in to post a comment Login