Dënohen me burg të përjetshëm në Gjermani dy ish-shefa të UDB-së

auto_download1470218587Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar sot me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës së Jugosllavisë, për orkestrim të vrasjes së një disidenti në Gjermani, para më se 30 vjetësh.

Kroatët, Josip Perkoviq, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 vjeçar, zyrtarë të lartë të periudhës së komunizmit në shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë, janë shppallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e kroatit, Stjepan Durekoviq, në Bavari në vitin 1983.

Këta dy persona, Kroacia i ka ekstraduar në vitin 2014.

Prokurorët kishin dyshime se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga politikanët udhëheqës jugosllav.

You must be logged in to post a comment Login