Butrinti pret 170 mijë turistë

1471786972butrintiParku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj.

Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano.

“Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Mbrojtja e munguar e habitatit natyror të shumë specieve përreth Butrintit ka sjellë dëmtime serioze ndër vite, çka përbën edhe një nga sfidat e këtij parku.

Sipas ekipit që menaxhon Butrintin, miratimi i një plani afatgjatë menaxhimi bashkëkohor do ta orientonte atë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si destinacon kyç i turizmit.

“Kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ta ngrejmë nivelin e sitit për vizitorët”, shton Mano.

You must be logged in to post a comment Login