Britania: Ja kush janë vendet më të rrezikshme në Botë

1471039918hartaNë vazhdën e bombardimeve të koordinuara në Tajlandë 24 orët e fundit, Ministria e Jashtme britanike ka këshilluar qytetarët e saj në zonat turistike që të tregojnë kujdes dhe të shmangin vendet publike.

E për këtë arsye autoritet britanike kanë publikuar edhe një hartë të ndarë me tre ngjyra: Shtetet me ngjyrë të kuqe janë të pakëshillueshme për t’u vizituar; Shtetet me ngjyrë të verdhë kanë një rrezikshmëri më të ulët dhe sugjerohen që të mos vizitohen vetëm disa zona të caktuara; Ndërsa shtetet me ngjyrë jeshile, ku bën pjesë edhe Shqipëria janë të sigurta për të udhëtuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Tajlandë ka pasur disa shpërthime të koordinuara të cilat kanë pasur si synim zonat turistike, deri në këto momente janë shënuar 4 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

You must be logged in to post a comment Login