Ambasadori rus në Beograd: BE nuk ka fuqi të zgjidh problemin mes Prishtinës dhe Beogradit

Aleksandar-Chepurin-780x439

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar se çdo herë e më shumë është duke u bërë e qartë se Bashkimi Evropian, që është ndërmjetës në zgjidhjen e konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, “është duke humbur forcën që të sigurojë zbatimin e marrëveshjes së parë të Brukselit”.

“Bashkimi Evropian, me pëlqimin e Beogradit ka marrë rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e konfliktit. Por sot çdo herë e më shumë është duke u bërë e qartë, se nuk ka fuqi për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së parë”, ka deklaruar Chepurin gjatë një interviste dhënë televizionit serb TV Most në Zveçan, transmeton Telegrafi.

Ai ndër tjera tha se është i bindur se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, dhe se qëndrimi dhe qasja që Serbia po merr është vendimtare në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Kosova nuk është shtet, Kosova de facto është protektorat. Atëherë pse kërkojnë të formojnë ushtrinë e tyre? Nevojitet një reagim i qartë i komunitetit ndërkombëtar. Besojmë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë dhe se populli serb në Kosovë do të mbrohet plotësisht”, ka shtuar Çepurin.

You must be logged in to post a comment Login