Të ndihmohet ndërtimi i një shkolle në Preshevë (FOTO)

shkolla3

Gjatë vizitës së kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe publikimit të fotografive për gjendjen aktuale në Shkollën e Mesme “Skënderbeu”, Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”, u panë dhe kushtet tejet të këqija në këto shkolla e sidomos në shkollën fillore dhe gjimnazin “Skënderbeu”, duke nxitur dhe reagime nga vizitorët e portalit presheva.com, duke dhënë idetë e tyre edhe nëpërmjet faqes sonë në Facebook.

Tashmë kanë filluar punimet në oborrin e shkollave të mesme ku do të ndërtohet një park dhe do të rregullohet infrastruktura e oborrit tërësisht.

ShkollaFillore-01

“Unë propozoj që të fillojë aksioni për grumbullimin e mjeteve vullnetare për ndërtimin e një shkolle në Preshevë.” shkruan SM në komentin e tij në portalin e presheava.com.

Koment

Ai shkruan se “Sikurse qe populli nuk hezitoi te grumbulloj per ndërtimin e Xhamijave, të njejten gje do ta bëje edhe për ndërtimin e shkollës shumë të nevojshme për popullin tonë.
Te gjitha ato Xhami e shtepi qe ndertohen ne Presheve behen me inxhinjere e arkitekt. Kurse keta ixhinjere e arkitekte kan dalur nga shkolllat e jo nga kafiqat, embeltoret apo fryt i disa hoxhallareve pa fe.
400 dasma ne vit bëhen ne Presheve nga 500 euro ti shmangim per shkolla, ato bejne 200 000 euro !!!
Besoj qe secili gurbetqar do te kontribuoje ne kete ceshtje”

ShkollaFillore-03

Komentuesi për iniciativën e marrë, ai do të jetë i pari që do të jap një shumë prej 1000 euro.

“Unë që po shkruaj do të filloj me 1000 euro, bëni edhe ju detyren tuaj!
Le te jetë kjo ftesë publike dhe të tregojme se sa e duam ATDHEUN.” /presheva.com/

ShkollaFillore-02

ShkollaFillore-04

You must be logged in to post a comment Login