Për herë të parë organizohet “Presheva Summer School 2016”

presheva

Për herë të parë në Luginë të Preshevës, mbahet shkolla verore “Presheva Summer School 2016”, nën moton e Lidershipit! Shkolla verore organizohet nga të gjitha Unionet Studentore të Luginës së Preshevës në trevat shqipfolëse!

Gjithsej 40 studentë dhe gjimnazistë entuziastë dhe me potencial të madh do të marrin pjesë në këtë event inagurues. Pjesmarrësit e pranuar do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjerata nga njerëz me ndikim të madh në fusha të ndryshme akademike .Për kundër kësaj, pjesmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë gjëra të reja përmes “workshops” dhe debateve të ndryshme.

Aplikimet hapen nga data 20 korrik dhe mbarojnë në datën 2 gusht.
Për më shum informata : https://www.facebook.com/PreshevaSummerSchool/

You must be logged in to post a comment Login