Miklovan Kopani emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Pas dorëheqjes së Artur Zotos, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Miklovan Kopanin.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani falenderon Zoton për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.

Artur Zotos dha dorëheqjen nga ky post një ditë më parë për arsye personale.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.

Ministri Manjani shpreh bindjen se Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni

You must be logged in to post a comment Login