Meta: Projektet TAP dhe Korridori Blu, rëndësi strategjike për të gjithë rajonin

meta-620x413Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur sot vizitën zyrtare në Malin e Zi, ku është pritur nga presidenti Filip Vujanoviç. Vujanoviç falënderoi kreun e Kuvendit për ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë.

Meta i cilësoi të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike rajonale. “Krenarë që ishim ndër të parët që ratifikuam protokollin e NATO-s. Ne gëzohemi me progresin e Malit të Zi. Projektet rajonale TAP dhe Korridori Blu rëndësi strategjike për gjithë rajonin”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ndërsa presidenti Vujanoviç vlerësoi marrëdhëniet mes dy parlamenteve. “Shqipëria, vend mik së bashku në familjen euro-atlantike”, ka deklaroi Vujanoviç.

You must be logged in to post a comment Login