Mërgimtarja nga Presheva: Ja si më mashtroi kompania nga Maqedonia

aerodrom-640x427

Suzan A. nga Presheva, e cila më shumë se dhjetë vite jeton në Zvicër, ankohet se e ka mashtruar rëndë një kompani nga Shkupi. Para gati dy muajve ajo ka ardhur në vendlindje, kurse ka ateruar në aeroportin e Shkupit.

Aty ka marrë një veturë “rent a car” të cilën e ka shfrytëzuar gjatë pushimit. Sipas rregullave ajo ka paguar depozit prej 500 eurove, si garanci në rast të dëmtimit eventual të veturës. Edhe pse veturën e ka kthyer në gjendje të rregullt, depoziti ende nuk i është kthyer.

“Kanë kaluar 45 ditë prej atëherë mirëpo 500 eurot që i lash si depozit ende nuk më jan kthyer në konto. Mendoj se bëhet fjalë për mashtrim”, deklaroi preshevarja Suzan A., për Gazetën Lajm, duke na e dërguar edhe vërtetimin që ja ka dhënë kompania se vetura ëshë kthyer në gjendje të rregullt, pa defekte.

Në kompaninë në fjalë, që jep vetura “rent a car” thanë për Lajm se nuk bëhet fjalë për mashtrim por për afate kohore që ende janë duke zgjatur.

“Disa banka bëjnë më shpejt transferin e parave, kurse te disa procedurat zgjasin më tepër. Nuk mund të japim detaje tjera sepse janë sekrete afariste. Nuk bëhet fjalë për mashtrim, prandaj nëse shjruhet diçka e pavërtetë do të padisim edhe personin që na akuzon edhe mediumin që shkruan”, deklaruan nga kjo kompani.

Mirëpo Suzan A. vazhdon të dyshojë në sinqeritetin e kompanisë nga Shkupi. “Ua kam kërkuar SWIFT kodin si dëshmi që e kanë bë transferin e parave. Më thanë që do ma dërgojnë por ende nuk më kanë dërguar asgjë, që më jepë të drejtë të dyshoj se me të vërtetë bëhet fjalë për mashtrim”, insiston Suzan A.

Ajo thotë se qëllimisht ka vendosur ta publikojë këtë rast në mediume që mërgimtarët tjerë të jenë më të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve gjatë udhëtimit për në vendlindje.

You must be logged in to post a comment Login