Masakra në Mynih, reagojnë liderët e Kosovës

Ramush-Haradinaj

Masakra e Mynihut, ndër të tjera ka shkaktuar edhe tre viktima nga Kosova. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kanë reaguar liderët politikë të shtetit kosovar.

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se sot Kosova është me viktimat dhe në luftë ndaj terrorizmit. “Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Mynih është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Kosovës, që gjendet në Gjermani, tha se autoritetet kosovare janë të gatshëm t’iu ndihmojnë familjeve të viktimave në Mynih. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se dhimbja e terrorit ka prekur familjet shqiptare në Gjermani. Kurse deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Njomza Emini ka sugjeruar që Kosova të shpallë ditë zie për aktin terrorist, ku mbetën të vrarë nëntë persona.

You must be logged in to post a comment Login