Kompania turke po vjedh arin e Mirditës

Kompania-turke-vjedh-arin-e-MirditësAleksandër Ndoja, një gazetar i vjetër ka denoncuar pak ditë më parë atë që e quan si “një skandal për të vënë Kujën”. Ndoja dëshmon se disa punonjës shqiptarë të një kompanie turke e kanë kontaktuar pak ditë më parë duke i dhënë tre kampionë mineralesh me përmbajtje të lartë floriri.

Sipas Ndojës punonjësit në fjalë i kishin dëshmuar atij se nuk dëshironin që emrat e tyre të bëheshin publikë duke ia besuar Ndojës denoncimin e kësaj çështje. Në një intervistë për gazetën Dita, ai shprehet se kompania e cila po merret me ndërtimin e hidrocentraleve ka gjetur minerale me përbërje të madhe floriri.

“Unë kam bërë publike me aq mundësi sa kam pasur një episod tepër interesant që më ka ndodhur disa ditë më parë. Disa punonjës të një kompanie turke që ndërton disa hidrocentrale në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i vogël më kanë sjellë disa copëza mineralesh ku duket qartë përmbajtja tepër e lartë e bakrit. Punonjësit janë shqiptarë dhe të nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanisë turke erdhën tek unë duke sjellë këto kampione mineralesh që të denoncoja si gazetar faktin që kompania turke nën koperturën e ndërtimit të një hidrocentrali në fakt ishte duke bërë vjedhje të floririt dhe të bakrit” shprehet ai.

You must be logged in to post a comment Login