Grushti dështoi, kohë bilancesh për trazirat në Turqi

1468662689ushtaret2okTë paktën 190 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 1 mijë janë plagosur nga trazirat e natës në Turqi. Ndër viktimat janë 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit.

Qeveria turke thotë se ka marrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe se ka arrestuar mbi 2500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë, që kryeministri Yildirim tha se do të marrin dënimin e merituar.

Yildirim foli për struktura paralele që veprojnë brenda ushtrisë turke për grushtin e shtetit të dështuar.

“Më shumë se 2800 pjesëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar dhe arrestimet po vijojnë. Përgjegjësit e grushtit të shtetit tashmë janë në duart e drejtësisë turke dhe do të marrin dënimin që meritojnë”, tha ai.

Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit. Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord.

You must be logged in to post a comment Login