Brexit, Merkel: Jo vrazhdësi me Britaninë; Juncker: Rrezik nga efekti domino

14668838971465053907mermerKancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk duhet të tregohet i vrazhdë në negociatat për largimin e Britanisë së Madhe.

Merkel theksoi se vrazhdësia kundrejt vendeve që largohen nga Unioni nuk duhet të jetë prioritet në bisedime.

Deklaratat e kancelares erdhën pasi ministrat e Jashtëm të 6 vendeve që themeluan BE-në u takuan dhe i bënë thirrje Londrës që të implementojë me shpejtësi daljen.

Ajo shtoi se, nuk është në favor të nxitjes së një tërheqjeje të shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Negociatat nuk duhet të zgjasin përgjithmonë, jam dakord, por nuk do të luftoja për një rrugë të shkurtër. Do të përpiqesha për një klimë objektive dhe pozitive në bisedimet me Britaninë, të cilat duhet të zhvillohen qetësisht”, tha Merkel.

Por ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker shprehu frikën për zhvillimin e referendumeve në vende të tjera.

“Zakonisht, populistët nuk e humbin mundësinë që të bëjnë shumë zhurmë kur duan të promovojnë politikat e tyre antievropiane”, tha Juncker për gazetën më të shitur gjermane “Bild”.

Megjithatë, ai është i bindur se ndikimi i “Brexit” do të ndeshet me një propagandë të tillë që ta frenojë këtë efekt domino.

“Ndohsta do të na duhet të tregojmë menjëherë se Britania e Madhe ishte më mirë ekonomikisht në BE. Më mirë edhe nga pikëpamja sociale dhe ajo e politikës së jashtme”, theksoi Juncker.

You must be logged in to post a comment Login