BE-Britani, përplasje edhe për kohën e largimit

1466844475beeeNuk ka vend për depresion dhe as për panik. Me këtë koment, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier i parapriu takimit me gjashtë kryediplomatët e vendeve themeluese të BE-së.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës pritet të mblidhen në Berlin gjatë ditës për të diskutuar rezultatin e referendumit britanik.

Sipas mediave ndërkombëtare në tryezë do të diskutohet përshpejtimi i largimit të Britanisë nga BE dhe masat për të shkurajuar vendet e tjera anëtare që të bëjnë të njëjtën gjë.

Takimi i ministrave të Jashtëm të gjashtë vendeve themeluese të Unionit i paraprin samitit të jashtëzakonshëm të thërritur për të mërkurën, i pari pa Britaninë e Madhe dhe ku do të theksohet edhe njëherë, ndoshta edhe më fort kërkesa e Brukselit dërguar Londrës që të nisi sa më shpejt bisedimet për largimin.

Koha e nisjes së bisedimeve për largimin duket se është edhe përplasja e parë post Brexit. Kryeministri David Cameron njoftoi se do të largohet në muajin tetor dhe tha se preferon që bisedimet e largimit t’ja kalojë pasaardhësit të tij, por të kundërtën mendon Jean-Claude Juncker.

“Britanikët vendosën që të largohen nga Bashkimi Europian, ndaj nuk ka asnjë kuptim që të presion deri në tetor për të biseduar për termat e largimit. Mua do më pëlqente të të nisnim menjëherë”, tha ai në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

You must be logged in to post a comment Login