Basha: 100 milionë euro për subvensionet

basssKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me fermerë të Lushnjes, theksoi se “në qeverisjen e ardhshme, bujqësia do të jetë prioritet dhe nga 150 milionë euro që do të jetë buxheti për bujqësinë, 100 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve”.

“1.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të shkojë mbështetje buxhetore për bujqësinë, kjo është 150 milionë euro në vit. 50 milionë për infrastrukturën, për kanalet, për digat, për ujitjen, për rrugët e aksesit, për tregun, se edhe tregu është problem dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët”, tha Basha.

Ai siguroi se “me 100 milionë euro subvencione çdo familje fermere do të mbështetet drejtpërdrejtë me lekë në dorë. “”Nuk do të ketë as kërkesë për NIPT, as burokracira të tjera, por ai që punon do të marrë subvencion nga shteti. Kjo është skema jonë”, tha Basha.

Të rinjtë e Çermës i shprehen zotit Basha shqetësimin për mbylljen e filialit të Universitetit Bujqësor. Ky filial u jepte mundësi të rinjve të Myzeqesë të specializoheshin për bujqësinë. Në këtë drejtim, Basha theksoi se të gjitha filialet do të hapen duke u fokusuar tek rritja e cilësisë.

Basha vizitoi dhe një kompani prodhimi, ku sipërmarrësi i shprehu shqetësimin për taksat e larta dhe rritjen e çmimit të energjisë çka ka çuar në reduktimin e numrit të punonjësve dhe uljen e pagave.

Kreu i PD-së premtoi se si çdo kompani tjetër ai do të ketë uljen e taksës nga 15 % në 9% dhe zerimin e dividentit.

You must be logged in to post a comment Login