Tërmet prej 6.7 ballëve në Ekuador

www-8-780x439Një tërmet me magnitudë prej 6.7 ballëve të rihterit ka goditur Ekuadorin, ka njoftuar Vëzhguesi Gjeologjik i SHBA-së.

Së fundmi vendi është goditur nga disa tërmete shkatërruese duke lënë dhjetëra të vdekur.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, tërmeti kishte epiqendrën 34 kilometra larg qytetit Rosa Zarate dhe 36 kilometra larg qytetit Muisne, të cilat tashmë janë goditur nga lëkundjet e tokës, transmeton KosovaPress.

Sipas Vëzhguesit Gjeologjik, tërmet ka pasur një thellësi prej 10 kilometrave.

You must be logged in to post a comment Login