“Serbisë nuk do t’i lejohet anëtarësimi në BE pa e njohur Kosovën”

lunacek-933x445Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, tha se është e sigurt se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse nuk e pranon Kosovën.

“Unë jam njëri nga pak politikanët e lartë të BE-së që insiston se njohja e Kosovës është kusht për Serbinë”, tha mbrëmë Urlike Lunacek, në një forum të shoqërisë civile në Beograd.

Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka theksuar se nuk është armike e Serbisë, por përkundrazi. Ajo tha se Beogradi ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian tha se pret që anëtarësimi i Serbisë në BE të bllokohet, jo për arsye të vërejtjeve të saj, por për shkak të përvojës së Bashkimit Evropian me Qipron.

You must be logged in to post a comment Login