Ndërtimi tek diga e Liqenit, Gjykata e Apelit rrëzon Veliajn

Veliaj-933x445Pavarësisht protestës së “qytetarit të parë të Tiranës”, Gjykata e Apelit Administrativ ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e trupit gjykues, i cili do të shqyrtojë çështjen e ndërtimit ose jo të pallatit 17-katësh, tek diga e Liqenit Artificial.

Kërkesa e Bashkisë është shqyrtuar nga Bari Shyti, Lindita Sinanaj, Artur Malaj ku kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve Arjan Qafa, Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede

Bashkia Tiranë zhvilloi një protestë javën që shkoi kundër Gjykatës Administrative dhe kërkonte dorëheqjen nga çështja të trupës gjykuese, pasi sipas Veliajt, kishte konflikt interesi. Ai akuzoi gjyqtaren e çështjes si të njëanshme pasi ishte e afërme e ndërtuesit të pallatit.

Veliaj ka akuzuar edhe paraardhësin e tij, që lejoi ndërtimin e këtij pallati. Kryetari i Bashkisë thotë se leja te diga e Liqenit duhet të anulohet, pasi bordi i digave e ka vlerësuar atë të papërshtatshëm duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

You must be logged in to post a comment Login