Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë

liberalizimi_1462050251-413192Këtë javë pritet që Komisioni Europian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës. Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të martën ka shprehur mbështetjen e plotë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian për zbatimin pa kushte të regjimit pa viza për Gjeorgjinë derisa ky vend pret që regjimi pa va viza me BE’në të hyjë në fuqi në qershor. Ndërkohë Komisioni Evropian tashmë ka propozuar që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian të heqin kërkesat për viza për qytetarët gjeorgjianë brenda gjashtë muajve.

Lehtësimi i regjimit të vizave për Turqinë ishte pjesë e marrëveshjes 6 miliardë euroshe, në këmbim të pranimit të refugjatëve të deportuar nga Europa.

You must be logged in to post a comment Login