Kosova në konferencën e OSBE-së, Serbia dhe Spanja anulojnë pjesëmarrjen

kosove-620x341

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekonomik përtej kufijve si ndihmë për të krijuar dhe ruajtur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin, mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Kjo është arsyeja pse OSBE-ja, e kryesuar nga Gjermania, ka organizuar një konferencë të biznesit, në të cilën po marrin pjesë të gjithë anëtarët e organizatës, raporton ‘Lajmi.net’.

Në mesin e shteteve anëtare të OSBE-së, po merr pjesë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga disa biznese, por nën organizimin e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Ka qenë pikërisht pjesëmarrja e Kosovës, e barabartë me të gjitha shtetet e tjera, shkak që Serbia dhe Spanja të anulojnë pjesëmarrjen.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia, në pamundësi që të pengojë Kosovën në takime ndërkombëtare të kësaj natyre, e anulon pjesëmarrjen e saj.

You must be logged in to post a comment Login