Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit

besimtare2Besimtarë ortodoksë kanë kremtuar deri pas mesnate festën e Pashkës në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Në ceremoninë e kremtimit të Pashkës besimtarët kanë uruar më shumë shpresë për të nesërmen.

Qindra besimtarë nga Tirana, por të ardhur dhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë kanë uruar njeri-tjetrin, ndërsa kanë ndjekur meshën me qirinj të ndezur.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, imzot Anastas ka dërguar një mesazh për gjithë besimtarët me rastin e Pashkës, ku shprehet se kjo ditë është simboli i daljes dhe shpëtimit nga dëshpirimi dhe ndihmë për të njohur personalisht Zotin e Ngjallur. Pashka cilësohet si një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, pasi Krishti ringjallet 3 ditë pasi kishte vdekur në kryq.

You must be logged in to post a comment Login